Ish-Missi i Shqipërisë ‘çmend’ pushuesit, bën plazh e zhveshur (Foto +16)

Ish-Missi i  Shqipërisë  ‘çmend’ pushuesit, bën plazh e zhveshur (Foto +16)

Modelja shqiptare dhe fituesja e ‘Miss Albania 2007’, Egla Harxhi, ka tërhequr vëmendjen e pushuesve në bregdetin e jugut të Shqipërisë, konkretisht në Drimadhes, pasi ka vendosur të bëjë plazh e zhveshur në pjesën e sipërme, së bashku me partneren e saj, e cila ishte po ashtu e zhveshur.

Gjatë një interviste për ‘Edicionin Veror’ në Abc News, Egla është shprehur se ndihet rehat dhe në harmoni me natyrën dhe nuk e ka problem që bën plazh e zhveshur në pjesën e sipërme, edhe pse Shqipëria nuk ofron një plazh të tillë.

 

Madje gjatë intervistës, ajo ka zbuluar se është shtatzëne, ndërsa ka prezantuar partneren e saj Alesia dhe partnerin Jarl Ale De Basseville, i cili është babai i fëmijës dhe i dashuri i përbashkët i tyre, transmeton BalkanWeb.

Në të kaluarën, ajo ka thënë se i pëlqejnë edhe meshkujt edhe femrat.

https://www.instagram.com/p/BVdPirrhAPy/?taken-by=eglaharxhi

Shpërndaje në: