Ish nënkryetari i AAK’së, në listën e Vetëvendosjes për deputetë (Foto)
Ish nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Lajçi e ka gjetur sonte vetën në listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Lajçi, i cili është larguar nga AAK para disa dite.
Por, kjo nuk ka bërë që ai të pauzojë nga politika pasi që tashmë gjendet në listën e Partisë Lëvizja Vetëvendosje me numër rëndorë, 35.
Lëvizja Vetëvendosje është partia e vetme deri me tani që ka publikuar listën e plotë të deputetëve, me numra rendorë, që garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit.




