Ish sulmuesi i Brazilit në gjendje kritike, pas sulmit nga dy hajdutë (Foto)

Ish sulmuesi i Brazilit në gjendje kritike, pas sulmit nga dy hajdutë (Foto)

Ish-sulmuesi i Brazilit, Warley është në gjendje kritike pasi është goditur me thikë gjatë një tentative për t’i vjedhur shtëpinë në vendlindje, raporton Globoesporte.

39-vjeçari është sulmuar teksa ishte në makinën e tij, dhe një video ka dalë në pah më pas e cila e ka lënë skenën e krimit duke kërkuar ndihmë.

Pamjet gjithashtu tregojnë një njollë të errët në bluzën e tij, dhe është dërguar menjëherë në spital nga një shok.

Warley është operuar menjëherë por mbetet në gjendje kritike për jetën.

Është raportuar se ish-lojtari i Udinese-s ka marrë dy plagë të rënda nga mbrapa.

 Warley is rushed to hospital after suffering from knife attack

Celulari i është vjedhur dhe është goditur dy herë me thikë nga dy kriminelët. Ata u munduan të largoheshin me makinën e tij por janë larguar nga vendi.

Warley thuhet të jetë sulmuar teksa po priste semaforin pranë shtëpisë së tij në Joao Pessoa.

Ai është tërhequr nga futbolli vitin e kaluar dhe tani është drejtor te klubi i Rio de Janeiro në Botafogo.

 Warley's car seat was slashed during knife attack in Brazil

Shpërndaje në: