Ish-ylli i Arsenalit edhe zyrtarisht në burg, arsyeja e çuditshme

Ish-ylli i Arsenalit edhe zyrtarisht në burg, arsyeja e çuditshme

Ish-sulmuesi i Arsenal, Nicklas Bendtner do vuaj dënimin prej 50 ditësh pasi goditi një shofer taksie. 

Ai ka hequr dorë nga ankimi kundër aktgjykimit të mërkurën, duke e pranuar sulmin që kishte bërë me 9 shtator në Kopenhagë të Danimarkës, shkruan Periskopi.

Sulmuesi gjithashtu pagoi 1.500 krona (ose 179 funta), si pjesë e dënimit.

‘Lord’ Bendtner goditi shoferin e taksisë, siç pretendon ai, si pjesë e një mosmarrëveshjeje lidhur me një taksë prej rreth 5 funta.

Prokurori vendor i shtetit ka njoftuar gjithashtu se nuk do të ndjekë një kundër-apel ndaj Bendtner, duke deklaruar se prokuroria tani e ka finalizuar punën pas konfirmimit të dënimit.

Bendtner ishte pjesë e Arsenal deri në vitin 2014, për t’u larguar drejt Wolfsburg. Aktualisht është pjesë e Rosenborg. /Periskopi/

Shpërndaje në: