Ish-ylli i Shqipërisë e sfidon Ronaldinhon në futboll, më pas selfie me të

Ish-ylli i Shqipërisë e sfidon Ronaldinhon në futboll, më pas selfie me të

Rreth 20 mijë tifozë gjermanë ishin të pranishëm në stadium “Commerzbank Arena” të Frankfurtit për ndeshjen e bamirësisë e organizuar nga ish-yjet e futbollit për të siguruar të ardhura për fëmijët në nevojë.

Sigurisht emri më i madh që tërhiqte vëmendjen ishte braziliani Ronbaldinho, por nuk munguar edhe Ailton, Kevin Kuranyi opa Kevin-Prince Boateng.

Në skuadrën e “yjeve” të Eintrachtit të Frakfurtit bënte pjesë edhe ish-mesfushori kuqezi, Ervin Skela, që ka qenë pjesë e kësaj skuadre në sezonet 2001-2004.

Dhe sigurisht, edhe për Skelën, ishte një mundësi e mirë për të realizuar një “selfie” mes “yjesh” me një nga futbollistët më virtuozë që ka njohur historia e futbollit.

Sa për kronikë, ndeshja përfundoi 5-4 për skuadrën e Ronaldinhos. Edhe pse jo në formën e dikurshme fizike, Ronaldinjon që tregoi se nuk i ka humbur akoma aftësitë e tij për të bërë magji me topin.

Ndërkohë Ervin Skela qëdroi në fushë deri në vërshëllimën përfundimtare./SS/

 

Shpërndaje në: