Ish-ylli i Liverpoolit: Pse të mos e fitojë ‘Topin e Artë’ Mohamed Salah? (Video)
Harry Kewell beson se me paraqitje të mira edhe në Kampionatin Botëror do të mund të ishte në garë për ‘Topin e Artë’
Ylli egjiptian po kalon një sezon fantastik me Liverpoolin duke qenë lojtari kryesor i skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp, shkruan Periskopi.
“Njerëzit po flasin për ‘Lojtarin e Vitit’ në Angli, por unë mendoj më shumë,” ka thënë Kewell.
“Nëse ai do të vazhdojë me këtë formë edhe në Kupën e Botës, të shënojë gola dhe të luajë mirë dhe me këtë formë ta nisë edhe sezonin e ardhshëm, pse të mos e fitojë ai ‘Topin e Artë’?
“Unë nuk shoh asnjë arsye pse mos ta fitojë ai,”. /Periskopi/



