Ish-ylli i Manchester United dëshironte të luftonte në Kosovë
Në një ekstrakt nga libri i Sir Alex Ferguson, mund të lexojmë ku menaxheri legjendar tregon se si Vidic kishte shprehur shqetësimin se ndoshta duhet të shkojë të luftojë në Kosovë.
“Vidic ishte i pakompromis. Ishte një serb krenar. Më 2009, ai erdhi tek unë dhe më tha se ndoshta duhet të kthehet në Serbi.”
“Çfarë dëshiron të thuash?’ pyeta i alarmuar. ‘Kosova. Unë do të shkoj,’ tha ai. ‘Është detyra ime.’”
Këtë ish-menaxheri i United kishte rrëfyer në librin e tij “Sir Alex Ferguson: Autobiografia ime”. /Periskopi.com



