Isha pranë rikthimit në Itali ose Spanjë
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka zbuluar se ka mundur të rikthehet në Itali ose Spanjë para se të bënte zgjedhjen për të drejtuar gjigandin nga Old Trafford.
Portugezi sqaron arsyen e vendimit të tij për të kaluar te United, duke thënë se Premier Liga është speciale.
“Para se të nënshkruaja me Manchester United unë mund të rikthehesha në Itali ose në Spanjë. Mirëpo, Premier Liga është speciale”, deklaroi Mourinho.
“Objektivi ynë? Është e kotë të synoni të fitoni të gjitha ndeshjet, por ne do të luajmë për të fituar çdo ndeshje”. /Periskopi.com



