“Ishim afër ta siguronin Mbappen”
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka pranuar se ka qenë në bisedime me sulmuesin Kylian Mbappe.
“Lojtari do tu tregojë që kemi qenë afër të nënshkruanin në vitin e shkuar dhe provuam shumë që ta ofrojmë këtu”.
“Ai ishte në skadim të kontratës, por kryesia e Moancos vendosi ta mbajë edhe pse vendimi ishte shumë, shumë i ngushtë”
“Unë e kuptova atë pasi ai është i edukuar në atë mënyrë dhe vendosi të qëndrojë atje”.
“A mund ta blejë Arsenali? Nuk e di. Varët edhe nga ai. Ai sot kërkohet nga shumë skuadra të mëdha dhe mund të shkojë ku të dojë”, ka thënë Wenger.



