Ishte afër Real Madridit, Firmino tregon se pse dështoi marrëveshja: Dy herë i refuzova
Roberto Firmino u paraqit në një intervistë dhe zbuloi pse dështoi marrëveshja me Real Madridin para se të shkonte në Al Ahli.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit thotë se skuadra madrilene shprehu interesim serioz para transferimit në Arabinë Saudite.
“Pati interes të vërtetë nga Real Madridi. Por, shumë faktorë hynë në lojë. Nuk ishte zgjedhja e parë.
“Pastaj erdhi Al Ahli dhe më duhej të mendoja nëse duhet të prisja apo të largohesha. Mendoj se mora vendimin e duhur.
“E refuzova Real Madridin dy herë. Një herë kur shkova në Liverpool dhe një herë para se të shkoja në Arabi”, u shpreh Firmino
34-vjeçari gjatë afatit të verës shkoi tek Al Saddi në Katar për 7 milionë euro.



