Ishujt Faroe – Kosovë, ja lajmi i fundit

Ishujt Faroe – Kosovë, ja lajmi i fundit

Para udhëtimit për sfidën e radhës me Ishujt Faroe, Kosova sot, ka mbajtur një stërvitje ku fokusi ka qenë në mënjanimin e dobësive dhe lëshimeve nga ndeshja me Maltën, shkruan FFK.

Po ashtu në këtë stërvitje janë provuar disa skema taktike, duke pasur parasysh edhe lojën që me Ishujt Faroe është zhvilluar një muaj më parë dhe tashmë kundërshtari nuk është i panjohur për Kosovën.

Stërvitjet i ndoqi edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili gjatë tërë kohës po qëndron afër ekipit kombëtar.

Ishujt Faroe – Kosovë luhet të dielën.

Nesër në orën 7:00 Kosova udhëton për në Ishujt Faroe.

Kosova ndodhet e para në Grupin 3 të Divizionit D me shtatë pikë të mbledhura.

Shpërndaje në: