Islanda bëhet vendi i pestë që bojkoton Eurovisionin
Islanda i është bashkuar Spanjës, Irlandës, Sllovenisë dhe Holandës duke thënë se do të bojkotojë Festivalin e Këngës Eurovision 2026.
Të pesë vendet janë tërhequr pasi pjesëmarrja e Izraelit në konkurs u konfirmua zyrtarisht javën e kaluar, raporton BBC, transmeton Periskopi.
“Pjesëmarrja e transmetuesit kombëtar izraelit, KAN, në konkurs ka krijuar përçarje midis anëtarëve të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) dhe publikut të gjerë”, tha transmetuesi islandez RÚV në një deklaratë.
Islanda më parë kishte lënë të kuptohet se nuk do të merrë pjesë në konkursin e vitit 2026, por donte të priste derisa çështja të diskutohej nga bordi i drejtorëve të mërkurën./Periskopi/



