Ismaili premton: Transport publik falas në Prishtinë deri në fund të mandatit
Kandidati i PDK’së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili premton që nëse arrin ta fitojë mandatin për të parin e kryeqytetit, transporti publik deri në fund të mandatit të tij do të jenë falas.
Ismaili tha se lidhur me këtë projekt, nuk do të ketë nevojë për buxhetin e komunës, pasi ato do t’i rimbursojë me parkingjet e Prishtinës e hapësirat reklamuese.
“Transporti publik deri në fund të mandatit tim do të jetë falas, pra është një nxitje që e shtyn qytetarin me përdor. Asnjë para nga komuna nuk m’vyn, nga parkingjet e Prishtinës, nga hapësirat reklamuese, nuk më vyn buxhet shtesë nga komuna. Zgjedhje reale, del e pret transportim publik të vjen për 7 minuta”, tha ai në T7
Ismaili tha se kundërkandidati i tij, Përparim Rama nuk është marrë me projekte që kanë qenë prioritet për qytetarët, por ka hyrë në konflikte të panevojshme.



