Ismajli me paraqitje fantastike kundër Juventusit, shqetëson Sylvinhon me një problem muskolar?

Ismajli me paraqitje fantastike kundër Juventusit, shqetëson Sylvinhon me një problem muskolar?

Skuadra e Torinos barazoi pa gola ndaj Juventusit në ndeshjen e javës së 11-të në Serie A.

Mbrojtësi “kuqezi”, Ardian Ismajli ishte një nga më të mirët në fushë.

47 prekje të topit, 4 duele të fituara, 8 heqje të topit, 20 pasime të sakta dhe 7.5 vlerësimi në “Sofascore”, shkruan Indeksonline, transmeton Periskopi.

Por, lojtari shqiptar u largua nga fusha për shkak të një shqetësimi muskolar. Shpresojmë të mos jetë diçka serioze para ndeshjeve të muajit nëntor me Shqipërinë./Periskopi/

Shpërndaje në: