Ismajli në Arbëri: Banorët atje na dhanë fuqinë dhe besimin se jemi në rrugën e fitores së madhe

Ismajli në Arbëri: Banorët atje na dhanë fuqinë dhe besimin se jemi në rrugën e fitores së madhe

Në një atmosferë të ngrohtë dhe entuziaste, kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, mori pjesë në një takim të veçantë me banorët e lagjes Arbëria, me ftesë të mikut dhe kandidatit për Asamblenë Komunale, Ilir Ramadani.

Takimi u mbajt në konakun e familjes Ramadani, një familje e njohur për mikpritjen dhe përkushtimin e tyre ndaj komunitetit.

Në këtë tubim, u theksua besimi dhe përkrahja e madhe që banorët e lagjes Arbëria kanë për kandidaturën e Ilir Ramadanit dhe për vizionin e Arbër Ismajlit për të ardhmen e Gjilanit.

“Iliri është djali i këtij qyteti, burrë i fjalës, i drejtë dhe i përkushtuar për lagjen, për qytetin, e për krejt Gjilanin,” u shpreh Arbër Ismajli, duke nënvizuar rëndësinë e përfaqësimit të qytetarëve në Kuvendin Komunal.

Banorët e Arbërisë shprehën përkrahjen e tyre të fuqishme, duke dhënë një sinjal të qartë se Gjilani është i gatshëm për ndryshim dhe për një të ardhme më të mirë.

“Bashkë me Ilirin e dhjetëra kandidatë të tjerë, do ta bëjmë Kuvendin Komunal zërin e qytetarëve,” theksoi më tej Ismajli, duke përmendur se përkrahja në rritje është dëshmi se fitorja është afër.

Shpërndaje në: