Ismajli: Nga nata e mbrëmshme, qeveria ka zbarkuar në Gjilan – po u bëjnë presion votuesve

Ismajli: Nga nata e mbrëmshme, qeveria ka zbarkuar në Gjilan – po u bëjnë presion votuesve

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli ka thënë se ka denononcuar në Policinë e Kosovës disa raste të parregullsive gjatë procesit zgjedhor në Gjilan.

Ai ka thënë se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, u ka ushtruar presion votuesve në disa lagje që të dalin të votojnë për ta.

“Në dy lagje, Zabeli dhe Dardania në qytet, kemi informata që njerëzve është duke ju bërë trysni që të votojnë partinë në pushtet”, tha ai, derisa shtoi se “që nga nata e mbrëmshme krejt qeveria ka zbarkuar në Gjilan”.

“Janë raste të cilat i kemi lajmëruar në Polici”, tha ai.

Ismajli tha se dalja në votime në raundin e dytë të zgjedhjeve në Gjilan është më e ulët sesa në votimet e raundit të parë.

“Në krahasim me 12 tetorin, numri i daljes në votime është pak më i vogël”, tha ai. “Prandaj, apeli im është që qytetarët të dalin të votojnë për të mirën e tyre dhe për të mirën e qytetit”.

Shpërndaje në: