Ismajli takohet me Forumin Rinor të LDK-së: Rinia kanë dëshirë me e pa një Gjilan që i dëgjon dhe i respekton

Ismajli takohet me Forumin Rinor të LDK-së: Rinia kanë dëshirë me e pa një Gjilan që i dëgjon dhe i respekton

Kandidati për kryetar të Gjilanit ,nga radhët e LDK-së, Arbër Ismajli ka vizituar forumin rinor të kësaj partie.

“Ishte një atmosferë plot jetë, vullnet dhe me shumë optimizëm”, ka shkruar Ismajli:

Postimi:

Një takim i paharrueshëm me Forumin Rinor të LDK-së dhe me rininë e Gjilanit.

✨Ishte një atmosferë plot jetë, vullnet dhe me shumë optimizëm.

E pashë me sytë e mi se sa shumë të rinj e të reja kanë dëshirë me e pa ndryshimin pas 7 dite, me e pa një Gjilan të ri që u jep mundësi të rinjëve dhe të rejave, që i dëgjon dhe që i respekton.

🚀Rinia jonë janë forca që ka vendosur të lëviz qytetin tonë drejt një epoke të re zhvillimi e ndërtimi.

Diskutuam nga afër për idetë, për sfidat dhe për rrugën që na pret përpara. Rinia jonë gjilanase nuk do të jetë më asnjëherë spektatore.

🙌🏼Ajo do të jetë pjesë e ndryshimit rrënjësor dhe është gjenerata që po e merr përgjegjësinë në duart e veta dhe ne do t’i japim mbështetjen, hapësirën dhe besimin e plotë që e meritojnë.

🙏🏼Një falënderim i veçantë për Gentrit Murselin, kryetarin e Forumit Rinor të LDK-së, për punën, përkushtimin dhe frymën që po e sjell në mbështetje të vizionit.

🤍Faleminderit shumë secilit të ri e të reje që ishte me ne.

Me vullnetin dhe përkushtimin tuaj po ndërtojmë fitoren që po vjen.

Koha e rinisë gjilanase dhe vendimmarrjes së tyre tani ka ardhur. Kjo është epoka e tyre dhe vetëm bashkë do ta shkruajmë historinë më të re të Gjilanit.

#BashkePerFitore👓

Shpërndaje në: