Ismajli takon banorët e lagjeve Rruga e Prishtinës dhe Kodra e Dëshmorëve: Gjilani nuk do të mashtrohet më

Ismajli takon banorët e lagjeve Rruga e Prishtinës dhe Kodra e Dëshmorëve: Gjilani nuk do të mashtrohet më

Kandidati i LDK-së, për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli ka vizituar banorët e lagjeve Rruga e Prishtinës dhe Kodra e Dëshmorëve.

Ismajli tha se këta banorë i japën “shpresë e besë për ndryshimin e madh dhe kthimin e demokracisë në qeverisjen e ardhshme në Gjilan”.

Postimi:

Atmosferë fantastike me njerëz të mrekullueshëm,

Bashkë me kandidatët për Asamble Komunale, Florina Jerliu, Gresa Krasniqi Fazliu, Sami Ahmeti, Drenushë Maloku Bejtullahu dhe Shpresa Kurteshi Emini, takuam qytetarët e Rrugës së Prishtinës dhe Kodrës së Dëshmorëve, ku përjetuam një atmosferë që të mbush me përplot vullnet, shpresë e besë për ndryshimin e madh dhe kthimin e demokracisë në qeverisjen e ardhshme në Gjilan.

🫶🏼Zemra e Gjilanit rreh fort kur qytetarët bashkohen me një zë për ndryshim dhe për një të ardhme më të mirë.

Fjalët e tyre, besimi dhe përkrahja e fuqishme që po na japin çdo ditë, janë garancia më e madhe se kjo është rruga e duhur.

Gjilani nuk do të mashtrohet më, nuk do të zhgënjehet më dhe koha është e jona, koha është e bashkëqytetarëve!

🙏🏼Faleminderit shumë për përkrahjen që po na shpërfaqni me zemër të hapur. Bashkë do ta kthejmë Gjilanin në shtëpinë që e duam të gjithë.

Gjilani i ri do të bashkëqeveriset me ju dhe vetëm për ju!

Shpërndaje në: