Ismet Kryeziu: Hetim i plotë për manipulimin e votave, për të rikthyer besimin në zgjedhje
Ai ka theksuar se disa kandidatë që kanë përfituar mijëra vota të shtuara në mënyrë të paligjshme po distancohen nga këto veprime, duke deklaruar se nuk kanë pasur dijeni për to.
Kryeziu ka vlerësuar se institucionet e drejtësisë duhet të zhvillojnë hetime të plota dhe të paanshme për krimin zgjedhor, në mënyrë që të ndëshkohen përgjegjësit dhe të rikthehet besimi i qytetarëve në demokraci.



