Ismet Kryeziu: Votimi nëpër salla dasmash e restorante në diasporë është i kundërligjshëm
Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i KDI-së, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, ka thënë se është krijuar një narracion për partitë politike që kanë kundërshtuar votimin nëpër salla dasmash e restorante në vendet ku jetojnë diaspora.
Sipas Kryeziut, kërkesa e Vetëvendosjes për të votuar jashtë ambasadave është e kundërligjshme dhe nuk duhet lejuar një praktikë e tillë, duke argumentuar “se deri nesër mund të kërkohet që të pranohen edhe votat e pavlefshme”.
“Nuk është çështje vetëm e anëtarëve, kjo është një politikë, sepse tutje pas ankesës së LDK-së në PZAP dhe anulimin e atij mendimi, kemi ankesën e VV tani në Gjykatën Supreme. Kjo është e mbështetur nga subjekti politik që është duke krijuar, si në raport me Listën Serbska, është duke krijuar një narrativ që subjektet tjera politike janë kundër mërgimtarëve. Mërgimtarët nuk janë pronë e askujt dhe ne nuk mund të lejojmë vendvotime që nuk kanë bazë ligjore dhe është e dëmshme për Kosovën. Kjo është në kundërshtim me ligjin dhe nuk duhet lejuar”, ka thënë Kryeziu./Periskopi/



