Ismet Munishi: S’ka manipulime, Kosova ka kampionatin më të rregullt në rajon dhe më gjërë (Video)

Ismet Munishi: S’ka manipulime, Kosova ka kampionatin më të rregullt në rajon dhe më gjërë (Video)

Ismet Munishi beson se ky është kampionati më i rregullt në futbollin kosovar

Drita dhe Prishtina po luftojnë për titullin e kampionit, ndërsa këtë të dielë do të takohen në Pejë, ku do të dihet edhe cila skuadër do të fitojë kampionatin, transmeton Periskopi.

Në opinion ka fjalë të shumta se ka pasur manipulime këtë edicion, ndërsa ndeshja më e përfolur është ajo mes Llapit dhe Dritës.

“Kampionati i Kosovës ka qenë jashtëzakonisht i rregullt dhe i mirë, ka prodhuar kualitet dhe cilësi, këtë e dëshmon edhe ndeshja e fundit që do ta përcaktojë kampionin, si dhe do të përcaktojë se cili klub do të shkojë në barazh, Vëllaznimi apo Gjilani,” ka thënë Munishi për Periskopin.

Trajneri njohur kosovar mori shembull afërn Calciopoli, ku Juventus u dërgua në Serie B, ai thotë që nëse ka argumente atëherë prokuroria duhet ta kryejë punën e vetë.

“Ne e kemi pas rastin në Itali kur është bërë afera Calcipoli, e cila i ka dënu disa ekipe, Juventusi ka rënë në kategorinë e dytëm në Serie B, kemi pas hetime 3 apo 4 vjet dhe ka pasur argumente të forta dhe pastaj prokuroioa është marrë me këtë cështje.

“Besoj që tek ne nëse do të kishte manipulime te këtyre përmasave, atëherë edhe tek ne do të ishte marrë prokuroria me këto gjëra, shumë ka gjëra që fliten në opinion, mirëpo ne duhet të merremi me fakte, me argumente dhe në asnjë mënyrë mos të lejojmë që të zbehet kampionati.

Munishi me plotë bindje tha që ky është kampionati më i rregullt dhe më i miri në rajon e më gjërë.

“Gjithsesi mundem të them lirisht se ka qenë kampionati më i rregullt në historinë e pasluftës, ka qenë kampionati më i rregullt në rajon dhe më gjërë,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: