Itali-San Marino, nuk do ta besoni rezultatin
Kjo ndeshje ishte miqësore para ndeshjeve kualifikuese që na presin në qershor.
Italia ka mposhtur San Marinon me rezultat të thellë 8-0.
Kjo ndeshje ishte e karakterit miqësor para ndeshjeve kualifikuese që do të zhvillohen në fillim të muajit qershor.

Italianët shënuan katër herë në pjesën e parë dhe katër herë në pjesën e dytë.
Golat për vendësit i realizuan Gianluca Lapadula (3), Marco Ferrari, Andrea Petagna, Mattia Caldara, Matteo Politano dhe Giovanni Bonini (autogol) /Periskopi/



