Italia dhe Holanda ndahen baraz
Italia dhe Holanda, dy kombëtaret që nuk do të marrin pjesë në kampionatin Botëror të Futbollit, Rusia 2018, kanë barazuar në miqësoren e sontme me rezultat 1:1.
Golin e parë e ka shënuar Italia me anë të Zaza në minutën e 67′, ndërsa Holanda e ka barazuar rezultatin në fundin e lojës me golin e Ake në minutën e 88′.
Italia kishte luajtur nga minuta e 70′, me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Cristante me të kuq./Periskopi./



