Italianët e bëjnë më së miri – Conte, Allegeri e Ancelotti

Italianët e bëjnë më së miri – Conte, Allegeri e Ancelotti

Jose Mourinho, një herë, sa ishte trajner i Interit, pati thënë; “secili në Itali mendon se është trajner futbolli”.

E thënë mbase me ironi nga Mourinho, megjithatë ka diçka të vërtetë në këtë konstatim të portugezit, duke parë suksesin e madh të trajnerëve italianë gjithandej Europës.

Carlo Ancelotti me  Bayern Munich, Massimiliano Allegri me Juventus dhe Antonio Conte me Chelsea.

Nga pesë ligatë më të forta në Europë, tri prej tyre janë fituar nga trajnerë italianë, njofton Klan Kosova.

Por, kjo s’është e vetmja dëshmi që tregon për dominancën e italianëve në lojën e futbollit.

Në Premier Ligën Angleze, e cilësuar nga shumë kush si liga më e fortë në botë, në tetë sezonet e fundit, plotë katër trajnerë italianë janë shpallur kampion.

Ancelotti në 2010 me Chelsean, Roberto Mancini në 2012 me Manchester City-in, Claudio Ranieri në 2016 me Leicester City dhe tani Antonio Conte, përsëri me Chelsean.

 

Shpërndaje në: