Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, fotografohen në Zvërnec

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, fotografohen në Zvërnec

Vajza e Presidentit të SHBA Donald Trump, Ivanka Trump është fotografuar krah bashkëshortit të saj Jared Kushner, në Zvërnec të Vlorës.

Çifti i familjes presidenciale amerikane ka mbërritur sot në Vlorë, i shoqëruar nga një delegacion.

Ata u ndalën fillimisht në zonën e Ujit të Ftohtë, ku u raportua se do të zhvillonin një takim me një studio arkitekturore për të diskutuar mënyrën e realizimit të projektit dhe investimin në ishullin e Sazanit.

Vizita e Kushner lidhet me interesin për projekte të mundshme në Ishulli i Sazanit dhe zonën e Zvërnec, dy nga hapësirat më të diskutuara vitet e fundit për investime strategjike.

Kompanisë së Kushner, i është dhene statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” duke e konsideruar projektin të “një rëndësie strategjike për vendin”.

Sipas vendimit, ky status, që jepet për një periudhë 10 vjeçare është “i kushtëzuar me realizimin e detyrave, planit të veprimit të parashikuar në këtë vendim, si dhe me finalizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis palëve, të vlefshme miratuar me ligj të veçantë në Kuvend sipas parashikimeve ligjore të zbatueshme”./Periskopi

Shpërndaje në: