Ivanov sot ia jep mandatin Zaevit
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot pritet t’i jap mandatin Kryetari të LSDM-së, Zoran Zaev për të formuar Qeverinë e Re.
Kështu kanë raportuar mediat maqedonase derisa bëhet e ditur që dorëzimi i mandatit do të bëhet në ora 12.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është nisur për në vilën Vodno ku pritet që sot, në orën 12:00 edhe zyrtarisht të merr mandatin për formimin e Qeverisë së re, raporton SHENJA.
Me këtë tejkalohet edhe pengesa e fundit drejt formimit të Qeverisë së re në Maqedoni.



