Izraeli kryen sulme ndaj udhëheqësve të lartë të Hamasit në kryeqytetin e Katarit
Izraeli ka kryer një sulm ndaj udhëheqësve të lartë të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha, shkruan BBC, përcjell Periskopi.
Një zyrtar i Hamasit thotë se ekipi i tij negociator ishte në shënjestër të sulmit. Ministria e Jashtme e Katarit thotë se sulmi është një “shkelje flagrante” e ligjit ndërkombëtar, duke shtuar se “nuk do ta tolerojë këtë sjellje të pamatur izraelite dhe ndërhyrjen e vazhdueshme në sigurinë e rajonit”.
IDF thotë se “kryeu një sulm të saktë” dhe se ata që u shënjestruan “janë drejtpërdrejt përgjegjës për masakrën brutale të 7 tetorit”.
Ekipi negociator i Hamasit është i vendosur në Doha; ata nuk janë përfshirë në asnjë negociatë indirekte me Izraelin që nga korriku.



