Ja arsyeja qesharake pse Ronaldinho nuk u transferua në Manchester United
Skuadra e Manchester United kishte qenë e interesuar për të sjellur brazilianin Ronaldinho në Old Trafford, por transferi kishte dështuar.
Ish ylli i Old Trafford, Quinton Fortune ka treguar pse Djajtë e Kuq dështuan ta marrin legjendën e Brazilit në vitin 2003, transmeton Periskopi.
“Mendoj se Ronaldinhon e sollëm në Manchester në kohën e gabuar të vitit, atë ditë kur erdhi ai ishte duke rënë shi”, tha Fortune.
“Ishte verë, por nëse do të ishte një ditë e ngrohtë, ndoshta punët do ishin ndryshe. Do të ishte absolutisht e mrekullueshme që ai të vinte tek ne”, përfundoi jug-afrikani. /Periskopi



