Ja arsyet pse Real Madridi nuk do ta ndjejë fare mungesën e Cristiano Ronaldos

Ja arsyet pse Real Madridi nuk do ta ndjejë fare mungesën e Cristiano Ronaldos

Shitja e Cristiano Ronaldos te Juventus për 105 milionë euro ka qenë një goditje e rëndë për tifozët e Real Madridit, por klubi është më i madh se çdo lojtar

Real Madridi ka lejuar një lojtar që ka shënuar 451 gola në 438 ndeshje gjatë nëntë sezoneve të tij për t’u larguar nga ‘Santiago Bernabeu’, shkruan Periskopi.

Një sulmues i cili gjithashtu ka fituar katër herë ‘Topin e Artë’ dhe ka ngritur katër Liga të Kampionëve, si dhe nga dy herë trofeun e La Liga’s dhe Copa del Rey gjatë përiudhës së tij në Madrid.

Megjithatë, largimi i tij nuk është fundi i botës për kampionët evropian, dhe ka një seri ngjarjesh në vitet e fundit që tregojnë se Reali mund t’ia dalë edhe pa Ronaldon.

Klubi spanjoll sa herë që ka larguar një lojtar të madh pritej që do të dështonte në sezoinn pasues, por kështu nuk ka ndodhur.

Gjithmonë ka pasur zëvendësues adekuat të një lojtari dhe sukseset asnjëherë nuk i kanë munguar klubit nga kryeqyteti spanjoll.

Ronaldo origjinali u largua dhe Van Nistelrooy arriti, holandezi u largua dhe Higuain u shfaq, ai u largua nga Santiago Bernabeu dhe golat e Benzemas bën që argjentinasi të harrohet shpejt.

Casillas dhe Di Maria largohen nga Real Madridi në të njejtën merkato dhe klubi përsëri arrin sukses ku fiton titullin e 11-të dhe 12-të të Ligës së Kampionëve.

James ishte lojtari i fundit i rëndësishëm që u largua, por edhe pa të Reali arriti që të kishte sukses ku fitoi për të 13-tën herë Ligën e Kampionëve.

Dhe tani është largimi i Ronaldos, por Reali po përkujdeset për zëvendësuesin e tij. Janë disa emra, më favorit është Hazard, por mediat përmendin edhe Mbappen dhe Neymarin. /Periskopi/

Shpërndaje në: