Ja çfarë bëjnë Patrisi dhe Roberti kur Tuna shkon në pushim
Prej ditësh Robert Berisha ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave për kunatën e tij. Vetë këngëtari rrëfeu se për shkak të Tunës, nuk ka asnjë marrëdhënie me familjen e vëllait edhe pse ka një dashuri të madhe për të dhe djalin e vogël.

Marrëdhënien jo të mirë me këngëtaren, Roberti e tregoi kur ishte i ftuar tek “Rudina”, ku tha se:
“Me Tunën as nuk dua që të takohemi. Nuk e di, për Patrisin dhe Tianin edhe jetën e jap. Të mbarojnë një herë e mirë këto thashetheme, Nora me asnjë artist në estradën shqiptare nuk ka pas problem. Tuna është ajo që me krejt estradën ka problem. Të gjithë janë gabim vetëm ajo e ka mirë. Unë i kërkoj falje Patrisit që nuk ishim në ditëlindjen e Tian dhe nuk do kemi mundësi të shkojmë në asnjë ditëlindje të familjes së tij, për shkak të Tunës”, tha Roberti.
Tuna nuk ka reaguar pas këtyre deklaratave të Robertit dhe as bashkëshorti i saj Patrisi. Madje ky i fundit shkon shumë mirë me vëllain e tij. “Prive” shkruan se dy vëllezërit janë parë sot në një kafe në Prishtinë.
Ndërsa Tuna nuk ndodhet në Kosovë, por ka shkuar në vendlindjen e saj, Maqedoni. Ajo ka postuar një foto ku tregon se po shijon një terapi masazhi për t’u relaksuar.





