Ja çfarë bën Kim Kardashian për t’ia kaluar Ronaldos në Instagram
Synimi i Kim Kardashian është që ta zë Cristiano Ronaldon si personi me më së shumti ndjekës në ‘Instagram’.
‘Instagrami’ është një ndër rrjetet sociale më të ndjekura dhe më të pëlqyera nga përdoruesit. Ky rrjet social është i pëlqyer nga të gjithë, pasi njerëzit e famshëm zakonisht vendosin t’i postojnë fotografitë së pari aty.
Tash e një kohë, Kim Kardashian sipas medieve të huaja dëshiron që të pushtojë vendin e parë me më së shumti ndjekës në ‘Instagram’ që mbahet nga Selena Gomez.
Për ta bërë këtë, ajo vazhdimisht poston foto të nxehta që t’i nxisë adhuruesit ta ndjekin sa më shumë profilin e saj. Por, ajo prapë se prapë qëndron shumë prapa të tjerëve. Nëse disa muaj ishte shumë afër Cristiano Ronaldos, që sipas medieve Kim dëshironte ta kalojë portugezin, ajo sot është më shumë se 20 milionë ndjekës prapa CR7.
Ronaldo aktualisht ka 136.9 milionë ndjekës në Instagram, kurse Kim renditet e gjashta me 14.7 milionë ndjekës, shkruan Insporti.











