Ja çfarë i ndodhi pas operacionit Iscos

Ja çfarë i ndodhi pas operacionit Iscos

Isco ka konfirmuar se është afër që të rikthehet në stërvitjet e Real Madridit.

Mesfushori spanjoll mungoi në tre ndeshjet e fundit të ‘Los Blancos’, pas operacionit që pati në, siç njihet tek ne, ‘zorrën qorrë’, transmeton Periskopi.

Mjekët kanë konfirmuar se menjëherë pas operacionit, Isco kishte vetëdije të plotë.

Në mungesën e Isco Reali humbi 3-0 nga Sevilla, barazuan 0-0 me rivalët e Atletico Madrid dhe humbën 1-0 nga CSKA Moskë në Ligën e Kampionëve.

Kjo është hera e parë në më shumë se 11 vite që Reali ka dështuar të shënojë në tri ndeshje të njëpasnjëshme, por kthimi i Iscos së shpejti mund të ndryshonte gjithçka.

”Sot i hoqa qepjet, mezi pres që të kthehem të luajë!”, shkroi Isco në llogarin e tij në Instagram./Periskopi/

 

View this post on Instagram

 

Hoy me han quitado los puntos, con muchas ganas de volver a jugar!2️⃣2️⃣

A post shared by Isco Alarcon Suarez (@iscoalarcon) on

 

Shpërndaje në: