Ja çfarë jete bën djali i Shyhrete Behlulit, të gjitha lukset i poston në Instagram (FOTO)
Duke u nisur nga fakti se ata janë një familje artistësh, nuk ka si të jenë larg fokusit të publikut dhe medieve rozë.
Është kjo familja e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli e cila është ndër familjet më të përfolura, transmeton Gazeta Express.
Këngëtarja simpatike e muzikës popullore çdo herë është veçuar për muzikën e mirëfilltë që ajo ka bërë dhe për ëmbëlsinë e saj e asnjëherë për ndonjë ‘skandal’.
Por ka kohë që vëmendje ka marrë edhe reja e saj Learta dhe vajza Engji e cila është duke ndjekur hapat e nënës së saj sa i përket karrierës.
E së fundmi vëmendjes së publikut nuk i ikë as Lumi, djali i vogël i Shyhretes, i cili përmes fotografive që poston në rrjetet sociale shihet se bënë jetë luksoze.
Lumi, ditë më parë ka udhëtuar për në Gjermani për ta parë nipin e tij më të vogël, Matinin.
Ai në llogarinë e tij në ‘Instagram’ ka publikuar disa foto nga atje.
Kujtojmë se Lumi shumë shpesh ka postuar fotografi ku shihet me vetura të shtrenjta. /Gazeta Express/.






