Ja çfarë i kujtoi meçi Joshua-Klitschko Shpend Ahmetit
Shpend Ahmeti ka komentuar meçin e mbrëmshme mes Anthony Joshua e Wladimir Klitschko.
Boksieri britanik, Anthony Joshua, është kampion i botës i peshave të rënda në boks, pasi e mposhti ukrainasin, Wladimir Klitschko, me nokaut në një ndeshje spektakolare në “Wembley’’, shkruan Periskopi.
Meçin e mbrëmshëm tani e ka komentuar edhe numri një i Prishtinës, Shpend Ahemti, i cili ka kujtuar kohën kur ishte fëmijë dhe ndiqte meçet me boksierët e famshëm si Ali, Holmesin, Frasierin etj.
“Nuk jam adhurues i boksit, por lufta e mbrëmshme Joshua Klitschko ma kujtoi fëmijërinë kur prindi im zgjohej në dy-tre pas mesnate me shiku Muhamed Alinë, Holmesin, Frasierin, Foremanin etj. dhe ngritej në këmbë gjatë goditjeve dhe para nokauteve. Asnjëherë nuk mu ka kthy ajo ndjenjë më shumë se mbrëmë. Thjeshtë u munduan me të gjitha forcat me mund kundërshtarin dhe të ju japin shikuesve një garë të ndershme e të sinqertë. Megjithatë edhe më tutje nuk jam adhurues i boksit”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /Periskopi/



