Ja çfarë ndodh nëse Kosova përfundon e para në grupin e Ligës së Kombeve
Kosova barazoi 1-1 kundër Ishujve Faroe në ndeshjen e javës së katërt të Grupit 3 të Ligës së Kombeve.
Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluar, Dardanët janë të parët në grup me tetë pikë, dy më shumë se Azerbajxhani.
Nëse Kosova përfundon e para në grup atëherë sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës C.
Gjithashtu do të luaj në Playoffin e Ligës D kundër fituesve të tre grupeve tjera dhe fituesi do të kualifikohet në Kampionatin Europian.
Kujtojmë se në dy ndeshjet e fundit Kosova luan në transfertë ndaj Maltës dhe pret në “Fadil Vokrri” Azerbajxhanin.



