Ja çfarë shkruajnë mediat malazeze pas ratifikimit të Demarkacionit

Ja çfarë shkruajnë mediat malazeze pas ratifikimit të Demarkacionit

Ratifikimi i sotëm i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, me shumicë votash tashmë zë vend edhe në mediat malazeze.

“Parlamenti i Kosovës ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin e kufirit” kështu e ka titulluar lajmin për ratifikimin e Demarkacionit medium malazez “Vijesti’.

Ndërprerja e seancës përmes gazit lotsjellës, zë vend në raportimin e “Vijestit”, shkruan Periskopi.

Ky medium shkruan edhe lidhur me përjashtimin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga seanca pas hedhjes së gazit lotsjellës.

Në raportim janë cituar edhe deklarimet e krerëve më të lartë shtetëror të  Kosovës./Periskopi/

Shpërndaje në: