Ja çfarë thonë mediat në Spanjë e Itali për transferimin e Ronaldos te Juventusi
Raportet nga Italia dhe Spanja bëjnë të ditur se vetëm pak orë na ndajnë nga zyrtarizimi i Cristiano Ronaldos si lojtar më i ri i Juventusit
Cristiano Ronaldo është duke i kaluar pushimet në Greqi, ndërsa sot aty ka shkuar Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli dhe agjenti i futbollistit Jorge Mendes, shkruan Periskopi.
Sipas gazetës spanjolle ‘Marca’ thuhet që dy klubet kanë arritur marrëveshje dhe transferimi i Ronaldos do të kushtojë 105 milionë euro.
Gazeta italiane ‘Gazzetta dello Sport’ gjithashtu raporton që CR7 do të zyrtarizohet sonte në mbrëmje si lojtar i Juventusit.
Ronaldo do të përfitojë 30 milionë euro në vit te Juve, ndërsa një pjesë e pagës së tij do të paguhet nga sponzorët. /Periskopi/



