Ja çfarë thoshte Dritëro Agolli për lidhjet e tij me kupolën komuniste

Ja çfarë thoshte Dritëro Agolli për lidhjet e tij me kupolën komuniste

 

Dhe, unë i thashë që kur nuk ia kam dhuruar Enverit me dedikim sa ishte gjallë, nuk e bëj tani.

Kjo është artificiale, nuk bëhet kjo punë. Më vinte një lloj turpi nëse e bëja këtë gjë”.

Pas kësaj, ai tregon se ndonëse Ramizi nuk ndërhynte, “ai kishte dhënë urdhër në RTSH dhe Marash Hajatit, drejtorit të Përgjithshëm të Televizionit Shqiptar, që Dritëro Agolli të mos dalë në kronikat artistike të aktiviteteve apo pritjeve”.

“Madje edhe fjalimin në kongresin e 10-të të PPSH, kur u krijua PS, nuk e kemi gjetur, qëllimisht nuk na është dhënë, madje është transmetuar shumë rrallë.

Ne nuk e kemi atë kasetë as si kujtim. Fjalimin në kongresin e 10 nuk ma botuan as në “Zërin e Popullit” dhe unë e çova të “Zëri i Rinisë”, që në atë kohë e drejtonte Remzi Lani”.

Ai rrëfen se në Pleniumin e katërt të Komitetit Qendror në 1973, njëri i ka kërkuar që të fliste kundër Ramizit, duke e bërë përgjegjës kryesor për shfaqjet e huaja në muzikë dhe në art, për të cilat po dënohej Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami, por ai nuk e bëri këtë.

“Pas pleniumit të katërt, Ramizi më mori në telefon dhe më fton të shkojmë në Razëm, bashkë me Sadijen.

Unë pranova.

Atje ai mbajti një fjalim, ku ishin mbledhur shumë njerëz. Tha se ju mund të habiteni se pse erdhi Dritëroi këtu me mua.

Ai është njeri i madh i letërsisë, e kam mik, sepse unë mund të mos isha sot këtu me ju nëse Dritëroi nuk do të luante atë rol që luajti në një moment të vështirë për mua.

Unë i jam mirënjohës Dritëroit!

Më pas ndodhi ajo e Kongresit të 10. Unë u çova në Kongres, kritikova ashpër diktaturën e proletariatit, drejtimin e vendit nga partia, diktaturën e Sigurimit të Shtetit dhe kritikova rëndë diktaturën e Komitetit Qendror etj.

Atij nuk i erdhi mirë nga ky qëndrim që unë mbajta në Kongres.

Në momentin që unë mora fjalën në Kongres, Ramizi i tha Kastriot Islamit, i cili në atë kohë ishte kryetar i Kuvendit: “Doli dhe ky ballisti”.

Tregoi se ishte dredharak, tjetër tha në Razëm, tjetër në Kongres, më quajti ballist”, thotë Agolli për gazetën Panorama.

“Që kur ishte gjallë Enveri, Ramizi e kishte të qartë se do të ishte pasuesi i Enverit.

Edhe po të mos vdiste nga sëmundja Hysni Kapo, Enveri do ta kishte futur brenda siç eleminoi të tjerët, apo siç iku dhe Mehmeti.

Ku pyeste Mehmeti për Ramizin, nëse do të ishe gjallë pasi të vdiste Enveri.

Mehmeti e kritikoi në Pleniumin e katërt Ramizin për të gjitha shfaqjet liberale dhe dekadente, për të cilat u dënua Lubonja, Paçrami, etj.

Enveri donte si pasues Ramizin, sepse tek ai shpresonte se ishte i devotshëm për t’i mbrojtur familjen dhe atë vetë dhe nuk do të ishte agresiv si Mehmet Shehu”, nënvizon Agolli.

Shpërndaje në: