Ja çfarë thotë Pacolli për koalicionin e mbrëmshëm me LDK-në
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli është shprehur i bindur se do ‘të fitojë e drejta dhe se skena politike kosovare është ajo e natës së kaluar’, duke iu referuar koalicionit të formuar.
“Skena politike ne Kosovë eshte kjo që e përjetuam natën e kaluar, në orët e vona. Të ecim përpara, do të fitojë e drejta , fitorën për përspektivën e Kosovës do ta definoj vetëdija e qytetarëve. Na priftë e mbara…!”, shkruan i pari I AKR-së.
Kujtojmë që AKR mbrëmë vonë ka lidhur koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
LDK-së iu është bashkuar edhe Alternativa./Periskopi/



