Ja çfarë thotë trajneri i Partizanit pas fitores
Trajneri i Partizanit të Beogradit, Miroslav Dukic ka folur pas fitores kundër Skënderbeut.
Klubi serb mposhti 2 me 0 ekipin nga Shqipëria në mes të Beogradit, shkruan IndeksOnline.
Dukic pas ndeshjes i përgëzon lojtarët dhe thotë se është vështirë ta mposhtësh një ekip si Skënderbeu.
“Sigurisht se unë jam i lumtur dhe dua t’i përgëzoj lojtarët për shpirtin luftarak. Besoni se nuk është e lehtë për ta mposhtur Skënderbeun. Tani kemi nevojë për të luftuar dhe të kalojmë këtë grup”, ka thënë Dukic.
Kujtojmë se ndeshja e parë mes Skënderbeut dhe Partizanit në “Elbasan Arena” kishte përfunduar me rezultat të barabartë 0 me 0.



