Ja çka bëjnë turqit në stadium para ndeshjes me Kosovën (Foto)
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e ri të Antalyas, i cili ka një kapacitet prej 32 mijë ulëseve.
Federata e futbollit të Turqisë ka vendosur që në secilën ulëse të ketë nga një flamur kombëtar të Turqisë.
Kështu gjatë gjithë ndeshjes tifozët vendas përpos që do ta përkrahin Kombëtaren e tyre do të mbajnë edhe flamurët kombëtar në duar, shkruan Telegrafi.
Kosova nuk do të jetë vetëm pasi shumë tifozë kosovar kanë udhëtuar nga vendi ynë për ta përkrahur Përfaqësuesen tonë.




