Ja çka han çdo ditë Kim Kardashian, përbërja dhe çmimi (Foto)

Ja çka han çdo ditë Kim Kardashian, përbërja dhe çmimi (Foto)

Kim Kardashian ka pranuar se ka shumë vite që për çdo ditë e ha të njëjtën sallatë.

Në një intervistë në Watch What Happens Live me Andy Cohen, 36-vjeçarja është pyetur për shprehitë e saja ushqyese.

Ndërsa ajo ka pranuar se çdo ditë porosit të njëjtën sallatë pule kineze nga i njëjti restorant në Calabasas të Kalifornisë.

“Për çdo ditë, kryesisht nga i njëjti vend. Nga Health Nut”, ka thënë ylli i “Keeping Up With TheKardashians”.

Sallata e gjelbër e Kimit është e përbërë nga gjoksi i copëtuar i pulës, petë paste, xhenxhefil, karota dhe salcë të susamit – ndërsa kushton 9.5 euro.

Kujtojmë se pas lindjes së djalit, Kim arriti të heqë peshë të madhe trupore dhe tash peshon vetëm 54 kilogramë.

screenshot_4

Shpërndaje në: