Ja çka poston Dua Lipa pas performancës së zjarrtë në stadiumin e Kievit (Foto)
Këngëtarja kosovare Dua Lipa sonte hapi ceremoninë e finales së madhe të Ligës së Kampionëve.
Ajo performoi hitet e saj, teksa u paraqit me një koreografi fantastike, e cila ‘ndezi’ atmosferën para ndeshjes së madhe Liverpool-Real Madrid.
Dua Lipa pastaj ka publikuar disa fotografi gjatë performancës së saj në stadiumin e Kievit.
Dua kishte zgjedhur ngjyrën e bardhë, me një palë pantallona të shkurtër ngjyrë bronzi dhe atlete, ajo thjeshtë dukej si kurrë më parë./Periskopi/





