Ja data kur do të fillojë edicioni pranveror

Ja data kur do të fillojë edicioni pranveror

KE në mbledhjen që u mbajtë sot, është folur edhe për fillimin e edicionit pranveror dhe edicionit të ardhshëm 2017/18.

“Në këtë mbledhje u mor vendimi që garat në stinorin pranveror të fillojnë më 25 shkurt 2017, ndërsa edicioni ri i garave 2017/2018 të nisë më 19 gusht 2017”, thuhet në njoftimin e FFK’së.

KE emëroi Komisionin për shpalljen e Laureatëve për Vitin 2016 në përbërje të Agim Ademit kryetar, Vjollcë Krasniqi anëtare dhe Bakir Burri anëtar.

Ceremonia e shpalljes së më të mirëve në futbollin e Kosovës do të bëhet gjatë janarit, për çka opinioni do të njoftohet me kohë. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: