Ja datat kur do luhen gjysmëfinalet e Champions Leagues
Është hedhur shorti për gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve në Nyon të Zvicrës.
Real Madrid, Juventus, Monaco dhe Atletico Madrid janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Champions Leagues.
Real Madrid – Atletico Madrid dhe Monaco – Juventus janë dy çiftet që do të luftojnë për finalen e madhe të Kardifit.
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 2 dhe 3 maj.
Ndeshjet e kthimit një javë më vonë. Ndërsa finalja e madhe do të luhet më 3 qershor.



