Ja dita kur do ta kuptojmë nëse do të ketë përballje Joshua-Klitschko

Ja dita kur do ta kuptojmë nëse do të ketë përballje Joshua-Klitschko

Kampioni i Botës në IBF, Joshua ka pranuar të përballet me ukrainasin në Manchester Arena me 10 dhjetor.

Por, menaxheri i Klitschkos, Bernd Boente ka pranuar se klienti i tij mund të kërkojë një tjeëtër kundërshtar, nëse titulli i WBA nuk është në rrezik.

Në anën tjetër, Presidenti i WBA, Gilberto Mendoza thotë se anëtarët e komisionit kanë afat deri të mërkurën për të vendosur rreth kësaj përballje.

“Anëtarët e komisionit kanë një afat deri të mërkurën për t’u përgjigjur”, ka thënë Mendoza.

Kjo përballje pritet të zhvillohet pas dënimit të Tyson Fury, të cilit i janë marrë titujt, pasi kishte pranuar se ka konsumuar substanca narkotike. /Periskopi.com

Shpërndaje në: