Ja edhe sa pikë i duhen Barcelonës për ta fituar zyrtarisht titullin e La Ligas

Ja edhe sa pikë i duhen Barcelonës për ta fituar zyrtarisht titullin e La Ligas

Barcelona shënoi fitore 2:0 ndaj Athletic Bilbaos derisa ndjeksi i parë Atletico Madrid u mposhtë 2:1 nga Villareal dhe tani diferenca mes këtyre dy skuadrave është 11 pikë

Kur kanë mbetur edhe nëntë xhiro në kampionatin spanjoll, Barcelonës i nevojitën vetëm 16 pikë për të siguruar titullin, shkruan Periskopi.

Kështu si po shkojnë gjërat Barcelona mund të fitojë titullin në xhiron e 35-të kur do të luajë në udhëtim te Deportivo La Coruna me kusht që edhe Atletico t’i fitojë takimet që ka për të luajtur deri në këtë xhiro, ndryshe katalunasit mund të fillojnë festën edhe më herët.

Ky është orari i të dy skuadrave deri në fund të edicionit:

Xhiro 30: Sevilla-Barcelona //Atlético-Deportivo
Xhiro 31: Barcelona-Leganes //Real Madrid-Atlético
Xhiro 32: Barcelona-Valencia //Atlético-Levante
Xhiro 33: Celta-Barcelona //Real Sociedad-Atlético
Xhiro 34: Barcelona-Villarreal //Atlético-Betis
Xhiro 35: Deportivo-Barcelona //Alaves-Atlético
Xhiro 36: Barcelona-Real Madrid //Atlético-Espanyol
Xhiro 37: Levante-Barcelona //Getafe-Atlético
Xhiro 38: Barcelona-Real Sociedad //Atlético-Eibar. /Periskopi/

Shpërndaje në: