Ja foto që Kim Kardashin nuk e sheh dot me sy në Instagram

Ja foto që Kim Kardashin nuk e sheh dot me sy në Instagram

Si të gjithë njerëzit e tjerë, edhe Kim-i pendohet për diçka. Së fundi, Kim ishte e ftuar në kanalin në YouTube të artistit Patrick Starrr dhe aty i nxorri të gjitha sheshit. Në lidhje me Instagram-in, sigurisht.

Bëhet fjalë për foton e fejesës. Ajo e postoi nga San Francisco pak momente pasi Kanye i kërkoi të bëhej gruaja e tij. Fotoja i ka mbetur peng jo për shkak të unazës me gur gjigant që u vodh në Paris, po për shkak të thonjve.

“Një nga fotot për të cilat pendohem më së shumti është ajo e fejesës, sepse kisha thonj shumë të shkurtër. Do të dukej kaq bukur sikur të kisha thonj të gjatë.”

Kim shton se thonjtë e gjatë nuk bëjnë për të gjithsesi. S’mund të funksionojë e bëjë asgjë me to. Ç’ti bësh, Kim, s’ke ç’i bën.

Image

Shpërndaje në: