Ja kë favorizojnë bastoret si fitues në ndeshjen Real Madrid – Juventus
Real Madridi pret sonte Juventusin në ndeshjen e 3-të të fazës së Ligës së Kampionëve, shkruan Periskopi.
Real Madridi, fitues i dy nga katër titujt e fundit të Ligës së Kampionëve, ka fituar dy ndeshjet e para të UCL, duke mposhtur Marsejën 2-1 më 16 shtator dhe Kairat Almaty 5-0 më 30 shtator.
Juventusi në anën tjetër, barazoi në dy ndeshjet e para, së pari 4-4 kundër Dortmundit më 16 shtator, e ndjekur nga një rezultat 2-2 kundër Villarrealit më 1 tetor.
Kuotat më të fundit të ndeshjes Real Madrid kundër Juventus e rendisin vendasin si favoritin me 1.48 kuotë dhe Juventusin me 6.25. /Periskopi/



