Ja kombëtarja më e shtrejntë e Botërorit

Ja kombëtarja më e shtrejntë e Botërorit

Kampionati Botëror do të startojë më 15 qershor me sfidën Rusi-Arabia Saudite.

Tashmë kombëtaret kanë publikuar edhe lojtarët që do të marrin pjesë në këtë garë prestigjioze botërore.

Portali i specializuar “transfermarkt.de” vazhdimisht po sjellin statistika të ndryshme sa i përket ekipeve pjesëmarrëse në “Rusi 2018”.

Së fundi janë kalkuluar edhe shifrat e vlerësimeve të lojtarëve dhe në fund ka rezultuar se kombëtarja më e shtrenjtë është e Francës.

Kjo e fundit kushton në total 1.08 miliard euro duke lënë pas Spanjën me 400 milionë më pak, përkatësisht 1.04 miliard.

Dyshja ka lënë pas Brazilin me 950 milionë euro, Anglinë me 874 dhe gjermanët kushtojnë dy milionë më pak se anglezët.

Lista e kombëtarëve

Franca             1.08 miliard euro

Spanja             1.04 miliard

Brazili             950 milionë

Anglia             874 milionë

Gjermania       872 milionë

Belgjikë          758 milionë

Argjentina       708 milionë

Portugali         468 milionë

Uruguai           367 milionë

Kroacia           341 milionë

 

Shpërndaje në: